Shfletimi pa llogari
Produktet, çmimet dhe fletushkat mund të shfletohen pa llogari. Aplikacioni ruan në pajisje një kopje të përkohshme të katalogut publik dhe imazheve për ngarkim më të shpejtë dhe shfletim kur lidhja ndërpritet.
Çdo euro ka vlerë.
Duke ngarkuar…
Krahaso. Zgjidh. Kurse.
Privatësia
Kjo politikë mbulon Harxhi.com dhe aplikacionin Harxhi në Android dhe iPhone. Përditësuar më 20 tetor 2026. Për privatësinë na shkruaj në harxhiapp@gmail.com.
Produktet, çmimet dhe fletushkat mund të shfletohen pa llogari. Aplikacioni ruan në pajisje një kopje të përkohshme të katalogut publik dhe imazheve për ngarkim më të shpejtë dhe shfletim kur lidhja ndërpritet.
Kur hyn, përpunojmë identifikuesin e llogarisë, emailin dhe emrin që ofruesi i hyrjes ndan me Harxhi. Ruajmë listat dhe artikujt e pazareve, produktet dhe marketet që ndjek, preferencat dhe njoftimet personale. Harxhi nuk merr fjalëkalimin tënd nga Google, Facebook ose Apple.
Njoftimet janë zgjedhje e jotja. Kur i aktivizon, ruajmë tokenin e njoftimeve, platformën e pajisjes, orarin e qetësisë dhe zonën kohore të zgjedhur. Tokeni përdoret për dërgim përmes Expo dhe shërbimeve përkatëse të Google ose Apple. Mund t’i çaktivizosh nga Llogaria ose cilësimet e telefonit.
Të dhënat përdoren për hyrjen dhe sigurinë e llogarisë, ruajtjen e listave dhe ndjekjeve në pajisje të ndryshme dhe dërgimin e njoftimeve të zgjedhura. Kërkesat teknike mund të përfshijnë adresën IP dhe regjistra gabimesh te ofruesit e hostimit për funksionimin dhe sigurinë e shërbimit.
Harxhi përdor Supabase për llogaritë dhe të dhënat, Vercel për website dhe API, dhe Expo për shërbimet e aplikacionit dhe njoftimet. Ofruesi i zgjedhur për hyrje trajton procesin e tij të autentikimit sipas politikës së vet. Këta ofrues mund të përpunojnë të dhëna jashtë vendit ku ndodhesh.
Website Harxhi.com përdor Google Analytics për statistika përdorimi dhe mund të përdorë cookies ose identifikues të shfletuesit. Ky integrim është pjesë e website; nuk është i integruar në ekranet vendase të aplikacionit. Kur hap website nga aplikacioni, zbatohen edhe praktikat e website.
Nuk shesim të dhënat personale. Nuk kërkojmë më shumë informacion sesa nevojitet për funksionet e Harxhi.
Të dhënat e llogarisë ruhen gjatë përdorimit të shërbimit. Mund të kërkosh fshirjen nga Llogaria → Fshi llogarinë ose nga harxhi.com/delete-account. Fshirja heq të dhënat nga baza aktive; kopjet rezervë, regjistrat teknikë dhe të dhënat e kërkuara me ligj mund të ruhen sipas afateve përkatëse të ofruesve dhe detyrimeve ligjore.
Për të kërkuar qasje, korrigjim, një kopje ose fshirjen e të dhënave personale, shkruaj në harxhiapp@gmail.com nga emaili i llogarisë. Verifikojmë pronësinë para se të përpunojmë kërkesën. Mos na dërgo fjalëkalime ose kode hyrjeje.